Be the first to be notified!

latestfootballmedia October 5, 2019
  1. Për të pasur sukses në jetë nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten.
  2. Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.
  3. Mos ec vërdallë dhe të thuash se bota të ka borxh një jetë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ishte më parë këtu.
  4. Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ja vë mendjen nuk është me rëndësi.
  5. Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh.
  6. I merr faktet së pari, pastaj mund t’i shformosh si të duash.
  7. Nuk mund të varesh nga sytë kur imagjinata është jashtë përqendrimi.
  8. Është më mirë të mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë se je budalla dhe pastaj të e hapësh e të largosh të gjithë dyshimin.
  9. Mirësia është gjuha të cilën të shurdhët mund të e dëgjojnë dhe të verbrit mund të e shohin.
  10. Të frikuarit nga vdekja pason nga të frikuarit nga jeta. Njeriu i cili jeton në tërësi është i përgatitur të vdes në çdo kohë.
  11. Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për pushim dhe për reflektim.
  12. Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.
  13. Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e fjetur: kjo është jeta ideale.
  14. Mënyra më e mire të gëzosh veten është të tentosh të gëzosh ndonjë tjetër.
  15. Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave.
  16. Me sa duket nuk ka asgjë që nuk mund të ndodhë sot.
  17. Nëse e thua të vërtetën nuk duhet të mbash asgjë në mend.
  18. 18. Të gjitha përgjithësimet janë gabim duke përfshirë edhe këtë.
  19. 19. Patriotizmi mbështetë shtetin tuaj gjatë gjithë kohës, dhe qeverinë tuaj kur ajo e meriton.
  20. 20. Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.
  21. 21. Të heqësh dorë nga duhani është puna më e lehtë në botë. E di sepse e kam bërë vetë mijëra herë.
  22. 22. Kur isha djalosh me 14, babai im ishte aq injorant sa që mezi mund të duroja të e kisha plakun rreth meje. Por kur i bëra 21, isha i befasuar se sa plaku kishte mësuar për shtatë vite.
  23. 23. Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi mbi njeriun i cili nuk mund t’i lexojë ato.
  24. 24. Më mirë një premtim i thyer se asnjë premtim.
  25. 25. Kur je në dyshim thuaje të vërtetën.
  26. 26. Kam kaluar shumicën e jetës duke u merakosur mbi gjërat të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur.
  27. 27. Blejë tokë, nuk po prodhojnë më.
  28. 28. Sa më shumë gjërat janë të ndaluara, aq më të njohura bëhen ato.
  29. 29. Mos i lejoni shkollimit t’i pengojë edukimit tuaj.
  30. 30. Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kuptoj.
  31. 31. Kur isha më i ri mbaja në mend çdo gjë, kishte ndodhur apo jo.
  32. 32. Sinqeriteti është politika më e mire – kur ka para në të.
  33. 33. Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.
  34. 34. E gjitha që të duhet është injoranca dhe vetëbesimi dhe suksesi është i sigurt.
  35. 35. Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
  36. 36. Le të supozojmë se je një idiot dhe le të supozojmë se je një anëtarë i Kongresit; por po përsëritëm.
  37. 37. Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.
  38. 38. Njeriu i cili kapë macen për bishti mëson diç që në asnjë mënyrë tjetër mund të e mësojë.
  39. 39. Asnjëherë nuk kam lejuar që shkollimi im t’i ndërhyjë edukimit tim.
  40. 40. E pyeta Tomin nëse shtetet gjithmonë kërkojnë falje kur bëjnë gabime dhe ai tha: “Po, të voglat kërkojnë.”
  41. 41. Informacioni më interesant vije nga fëmijë, pasi që ata thonë gjithë atë që dinë dhe pastaj ndalen.
  42. 42. Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
  43. 43. Është nga mirësitë e Zotit që në shtetin tonë ne kemi këto tri gjëra të pa thëna të çmueshme: lirinë e fjalës, lirinë e vetëdijes dhe maturinë për të mos praktikuar asnjërën nga këto.
  44. 44. Kur gjuan për dashuri, josh me zemër jo me tru.
  45. 45. Shumë gjëra të vogla janë bërë të mëdha përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.
  46. 46. Kur njerëzit nuk na respektojnë jemi ashpër të dëshpëruar; ndërsa në zemrën private asnjë njeri nuk e respekton veten edhe aq.
  47. 47. Raca njerëzore ka një armë vërtetë efektive dhe kjo është e qeshura.
  48. 48. Personi i cili nuk lexon nuk ka përparësi mbi personin i cili nuk mund të lexojë.
  49. 49. Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur është sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.
  50. 50. Rrobat e bëjnë njeriun. Njerëzit e zhveshur kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri.

Search Through Google

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*