Be the first to be notified!

latestfootballmedia October 5, 2019

Është e ditur tashmë që lidhjet shoqërore me të tjerët janë shumë të rëndësishme për mirëqenien tonë. Andaj Pyper ka realizuar një sondazh për të hetuar perceptimin e njerëzve mbi rëndësinë e lidhjeve shoqërore. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë rreth 2000 respondentë nga të gjitha komunat e Kosovës prej të cilëve 55.45% ishin meshkuj dhe 44.55% ishin femra.

Perceptimi i respondentëve mbi rëndësinë e lidhjeve shoqërore është i ndryshëm. Më shumë se gjysma e respondentëve (64.09%) kanë deklaruar se i konsiderojnë lidhjet shoqërore si shumë të rëndësishme për ta ndërsa një përqindje e vogël prej 3.43% kanë deklaruar se lidhjet shoqërore nuk janë aspak të rëndësishme.

Po ashtu, pikëpamja e njerëzve rreth asaj se çfarë përbën tiparin më të rëndësishëm tek një shok/shoqe dallon. Rreth gjysma e respondentëve (50.38%) konsiderojnë ‘të qenurit të besueshëm’ si tiparin më me rëndësi tek një shok/shoqe dhe rreth ¼ e respondentëve (26.65%) konsiderojnë ‘të qenurit të sinqertë’ si tiparin më të rëndësishëm. Një përqindje më e vogël e respondentëve konsiderojnë tipare tjera si të rëndësishme siç është: të qenurit të moralshëm (7.83%), të qenurit mirëkuptues (6.55%), të qenurit mbështetës (3.94%), të qenurit dashamirës (2.3%) dhe të pasurit një sens humori (1.94%).

Dallime vërehen edhe tek numri i shokëve/shoqeve që respondentët i konsiderojnë të ngushtë. Prej të gjithë respondentëve të anketuar, 83.96% kanë deklaruar se kanë shoqëri të ngushtë ndërsa 16.04% kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë shok/shoqe të ngushtë. Edhe pse një numër i madh i respondentëve kanë shoqëri të ngushtë, numri i miqve që i konsiderojnë të ngushtë dallon. 29.29% kanë dy persona që i konsiderojnë si shoqëri të ngushtë, ndërsa 28,93% kanë vetëm një shok/shoqe të ngushtë. Përqindja e personave që kanë 3 ose më shumë persona që i konsiderojnë si shoqëri të ngushtë është 27.53.

Sa i përket gjërave të përbashkëta që të anketuarit kanë me shokun/shoqen e ngushtë, pothuajse gjysma e tyre (44.88%) kanë deklaruar se kanë shumë gjëra të përbashkëta me ta. Ndërsa një përqindje shumë e vogël prej 1.77% kanë deklaruar se nuk kanë aspak gjëra të përbashkëta me shokun/shoqen e ngushtë.

Respondentët po ashtu janë pyetur edhe për mbështetjen që i ofrojnë ose marrin prej shoqërisë së ngushtë. Më shumë se gjysma e respondentëve (64.13%), kanë pohuar se në rast kur nuk ndjehen mirë, ndjejnë se shoqëria e ngushtë i kupton shumë dhe 31.61% vlerësojnë se shoqëria i kupton deri diku. Gjithashtu, përderisa shumica e pjesëmarrësve (91.66%) konsiderojnë se kanë mbështetje të mjaftueshme nga shoqëria e ngushtë, 8.34% nuk konsiderojnë se kanë mbështetje të mjaftueshme. Vlen të përmendet edhe se 96.71% e të anketuarve janë shprehur se janë mbështetës për shoqërinë e tyre të ngushtë ndërsa 3.29% e respondentëve janë shprehur se shoku/shoqja e tyre nuk mund të gjej mbështetjen e tyre.

Në pyetjen se sa ndihen rehat të kërkojnë ndihmë apo ndonjë nder nga shoku/shoqja më i/e ngushtë, më shumë se gjysma e respondentëve (55.05%) deklaruan se ndihen shumë rehat, ndërkaq 1.58% deklaruan se nuk ndihen aspak rehat për të kërkuar ndonjë nder.

Po ashtu, kur janë pyetur se sa shpesh preferojnë ta dëgjojnë mendimin e shokut/shoqes më të ngushtë në momentin që duhet të marrin një vendim, vërehet një llojllojshmëri e përgjigjeve. Pothuajse gjysma e respondentëve (47.75%) thonë se shpeshherë preferojnë ta dëgjojnë mendimin e shokut/shoqes më të ngushtë, 34.53% kanë deklaruar se gjithmonë preferojnë ta dëgjojnë mendimin e shokut/shoqes së ngushtë dhe 15.47% thonë se ndonjëherë preferojnë ta marrin parasysh mendimin e shoqërisë së ngushtë. Vetëm 1.04% e respondentëve thonë se nuk preferojnë ta dëgjojnë mendimin e shokut/shoqes së ngushtë.

Po ashtu, frekuenca se sa shpesh respondentët drejtohen te shoqëria e tyre për ndihmë dallon. 43.36% thonë se shpeshherë drejtohen tek shoku/shoqja e ngushtë në rast se kanë ndonjë problem. 33.13% thonë se gjithmonë drejtohen tek shoku/shoqja e ngushtë dhe 1.46% thonë se asnjëherë nuk drejtohen tek shoku/shoqja e ngushtë për ndihmë.

Sa i përket besimit që kanë ndaj shokut apo shoqes së ngushtë, pjesa më e madhe e të anketuarëve kanë deklaruar se kanë shumë besim në shokun apo shoqën e ngushtë. Më shumë se gjysma e respondentëve thonë se kanë shumë besim për t’ua rrëfyer gjërat personale shokut/shoqes së ngushtë (55.48%). Një përqindje e vogël e pjesëmarrësve të hulumtimit (1.64%) thonë se nuk i besojnë aspak shokut apo shoqes së ngushtë.

Pjesëmarrësit të cilët janë shprehur se nuk kanë asnjë shok/shoqe të ngushtë (16.04%), janë pyetur se sa e konsiderojnë të vështirë të krijojnë shoqëri të reja ku opsioni “1” nënkuptonte se respodentët nuk e kanë aspak të vështirë të krijojnë miqësi të reja dhe opsioni 5 nënkupton “Shumë të vështirë”. 29.71% e konsiderojnë shumë të vështirë të krijojnë miqësi të ngushta, 23.64% kanë zgjedhur opsionin “4” dhe 25.56% opsionin “3”. Vetëm 5.75% kanë përzgjedh opsionin “2” dhe 15.34% e konsiderojnë shumë të lehtë të krijojnë miqësi të reja.

Prej të gjithë respondentëve që kanë deklaruar se nuk kanë shoqëri të ngushtë, 53.67% kanë deklaruar se nuk kanë dëshirë të krijojnë shoqëri të reja, dhe 46.33% kanë pohuar se dëshirojnë të zënë miq të rinj. Po ashtu prej të gjithë personave që nuk kanë shoqëri të ngushta, mbi 1/3 (35.14%) e tyre deklarojnë se ata shpesh apo shumë shpesh marrin iniciativa që të shoqërohen me persona të rinj, 18.92% ndërmarrin inciativë rrallëherë dhe 8.11% thonë se asnjëherë nuk marrin ndonjë iniciativë./Pyper.Info

Search Through Google

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*